BARCELONA

Manaj në listë për ndeshje ndaj Bilbaos
20 August, 2021 @11:57
Skuadra e Barcelonës këtë fundjavë udhëton për në Bilbao, ku do të ndeshet me Athletic, në kuadër të xhiros së dytë të LaLigas.
Ronald Koeman për këtë ndeshje ka ftuar edhe sulmuesin e kombëtares, Rey Manaj, i cili tashmë bart numrin 14 te katalonasit duke u bërë lojtari i parë shqiptar në histori që luan për këtë klub.
Manaj do të ketë mundësi që të futet në lojë në këtë përballje që luhet në San Mames. Kujtojmë, Barcelona ka shënuar fitore në xhiron e parë të LaLigas, ndërsa Bilbao ka barazuar.