RAHOVEC

Foto: KFRahoveci/fb
Rahoveci nuk mposhtet as nga A&N
20 August, 2021 @13:36
Skuadra që iu rikthye Ligës së Parë të Kosovës këtë stinor, Rahoveci, nuk është mposhtur as nga A&N në përballjen miqësore të zhvilluar dje në stadiumin e këtyre të parëve.
Dueli miqësor ka përfunduar në barazim me gola, derisa golin për Rahovecin në barazimin 1-1 ndaj A&N e shënoi Egzon Shtavica.
Rahoveci ka nisur përgatitjet për sezonin 2021/22 me kohë, ka kryer përforcimet e duhura për fillim të stinorit ndërsa në xhiron e parë të Ligës së Parë A do të takohet me ekipin që ra nga Superliga në stinorin e kaluar, KF Besa.
A&N në anën tjetër, do të pret Drenasin në Prizren.