GJAKOVË

Foto: KFVellaznimi/fb
Vaksinohen edhe futbollistët e Vëllaznimit
20 August, 2021 @13:16
Kur kanë mbetur edhe pak më shumë se një javë për fillimin e stinorit të ri në Ligë të Parë, janë vaksinuar edhe futbollistët dhe stafi i KF Vëllaznimi nga Gjakova.
Klubi ka bërë të ditur përmes një postimi se lojtarët kanë kryer obligimin e tyre në luftë ndaj pandemisë, ndërsa llogaria zyrtare e ekipit ka bërë thirrje: “Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vakisnimit mund të mbrojmë veten, familjen dhe vendin!”
Kujtojmë, në xhiron e parë të stinorit të ri, Vëllaznimi, që është përforcuar mjaft në afatin kalimtar veror do të luajë si mysafir i Onixit në Banjë të Pejës.