SUHAREKË

Ballkani publikon çmimin e biletave për ndeshjen e parë të stinorit
20 August, 2021 @14:11
Skuadra e Ballkanit që në dy stinorët e kaluar luftoi deri në fund për titullin kampion, por në fund të stinorëve humbi edhe mundësinë për të dalë në Evropë, kësaj radhe nis me objektiva të qarta.
Së paku kështu është thënë në postimin e fundit të klubit, ku është bërë e ditur kjo përmes kësaj fjalie.
“Skuadra ka vijuar me përgatitjet intensive për sezonin e ri, teksa ditën e dielë do të nisë zyrtarisht sezoni 2021-2022 në Superligën e Kosovës, sezon në të cilin objektivat janë të qarta për lojtarët dhe stafin teknik,” ka shkruar njoftimi.
Ballkani pret të dielën Dukagjinin e rikthyer në Superligë në Suharekë, ndërsa ndeshja nis në ora 17:00.
Sa i përket biletave, klubi ka bërë të ditur se çmimi i biletës për ndeshje është 3 euro, ndërsa numri i shikuesve do të jetë i limituar për shkak të masave anti-covid19.