1 DITË PARA FILLIMIT TË SEZONIT

Foto: KFFeronikeli/fb
Feronikeli kthen përvojën, zyrtarizon përforcimet
20 August, 2021 @21:32
Vetëm një ditë para se të nis Superliga, Feronikeli që kishte telashe me UEFA-në për shkak të moskryerjes së obligimit të ish-futbollistit të tyre Bedri Greca, më fund është liruar dhe ka kryer përforcimet për të qenë në luftë për mbijetesë këtë stinor në Superligë.
Me mundësimin e pagesës me këste për Grecën, UEFA ka liruar bllokadën e niklit dhe kështu klubi ka kryer përforcimet e nevojshme, kryesisht lojtarë me përvojë për të garuar në Superligë denjësisht.
Futbollistët që do të punojnë nën drejtimin e Faruk Elshanit këtë stinor te ekipi nga Drenasi janë: Behar Maliqi, Dren Gashi, Azem Bejta, Qemajl Elshani, Berat Ahmeti, Alban Shabani, Diar Prokshi, Drilon Leku dhe Endrit Kastrati.
Duke shkruar: “FC Feronikeli konfirmon transferet e reja, të cilat do të jenë të gatshme që nga ndeshja e nesërme ndaj Dritës në Gjilan,” Feronikeli ka treguar që tashmë do të dalë përballë Dritës me ekip të kompletuar dhe sfidues.