KOSOVA U-21 NË ANTALYA CUP

Nga stërvitjet e sotme të Kosovës U21/ Foto: FFK
Përgatiten për Arabinë
25 January, 2016 @14:53
Djelmoshat U21 të Kosovës kanë kryer sot paradite përgatitjet para ndeshjes ndaj Arabisë Saudite.
Të lënduar nuk ka, ndërsa FFK ka njoftuar se po mbretëron atmosferë e mirë në ekspeditën që gjendet në Antalya të Turqisë.
“Sot më 25 janar në orën 11 Përfaqësuesja e Kosovës U-21 ka vazhduar me seancën stërvitore të radhës pas ndeshjes me Ukrainën dhe para ndeshjes me Arabinë Saudite që zhvillohet nesër. Atmosfera brenda ekipit përfaqësues është mjaft e mirë, sikur edhe gjendja shëndetësore e futbollistëve ëshë e mirë në përkujdesjen e ekipit mjekësor. Po punohet mjaft me përkushtim dhe profesionalizëm, duke nxjerrë mësime nga ndeshja e kaluar dhe duke vënë synimet për ndeshjen e radhës,” ka shkruar njoftimi.
Kosova U21 ka regjistruar një barazim dhe një humbje në dy ndeshjet e para në turneun Antalya Cup 2016. Me Bahreinin 0-0 dhe ka pësuar nga Ukraina dje 2-0.