LOUIS VAN GAAL

Foto: Independent
Anulohet stërvitja
25 January, 2016 @12:02
Zakonisht një ditë pas ndeshjes, klubet evropiane zhvillojnë seanca stërvitore që zgjasin 1 orë, pra stërvitje më të lehta. Mirëpo as kjo nuk ndodhi të dielën tek klubi i Manchester United. Borozani.com
Tabloidi Independent raporton që Louis Van Gaal fluturoi për në Holandë të dielën në mëngjes dhe stërvitja e së dielës u anulua tërësisht, duke i rritur edhe më shumë thashethemet për një dorëheqje apo shkarkim të tij nga United. Independent thotë që stërvitja do të vazhdojë të hënën (sot), e udhëhequr nga Ryan Giggs, një emër i mundshëm që ta marrë drejtimin e klubit nëse shkarkohet holandezi.
Por burime të tjera tregojnë që ky udhëtim i Van Gaal me datën 24 janar ishte i planifikuar kohë më parë për shkak të ditëlindjes së vajzës së tij, e cila ndodhet në Holandë.
Situata në “Old Trafford” duket interesante dhe me gjasë deri në fund të javës do të qartësohen shumë gjëra.