HAJVALIA PRETENDON TITULLIN

Foto: fchajvalia.com
Synimi është titulli
25 January, 2016 @11:14
Hajvalia po vazhdon përgatitjet nga dy herë në ditë përkundër motit të ftohtë këto ditë që po mbretëron në Kosovë.
Ekipi me plotë entuziazëm po zhvillon përgatitjet në stadiumin e mbuluar të lagjes së Spitalit në Prishtinë.
“Do të jemi kandidat kryesor për titullin e kampionit dhe pas përgatitjeve që do t’i kryejmë këtu do të shkojmë në Durrës për të qenë plotësisht gati,” është cituar të ketë thënë ndihmës trajneri i skuadrës Emin Bajrami nga fchajvalia.com sot.
Hajvalia përveç përforcimeve vendore ka angazhuar edhe 3 brazilianë që pritet të mbrojnë ngjyrat e klubit në pranverë.
Ekipi në fjalë ka përfunduar stinorin vjeshtor në pozitën e katërt të Superligës me 3 pikë më pak se lideri Ferronikeli.