MEDIAT BRITANIKE SHKRUAJNË

Van Gaal largohet?
25 January, 2016 @9:24
E përditshmja The Sun ka bërë të ditur sot se trajneri holandez i Manchester Unitedit, Louis Van Gaal, është pranë dorëheqjes.
“Jam shumë i dëshpëruar që nuk po mund të arrijë pritjet e tifozëve. Ata kanë, ose kanë pasur, pritje të mëdha nga unë, por nuk po mund t’i arrijë kërkesat e tyre. Jam i dëshpëruar për këtë,” ka shkruar gazeta në fjalë sot fjalët që besohet t’i ketë thënë Van Gaal në një takim me krerët e klubit.
Holandezi 64 vjeçar ka shpenzuar 250 milionë funta në verë për përforcime, por klubi ka bërë hapa prapa.
The Sun më tej shkruan se brenda javës Van Gaal mund të mos jetë më trajner i Unitedit, ndërsa holandezi ishte përcjellë me fishkëllima pas ndeshjes së treguar në fundjavë ndaj Southampton, që as me lojë, e në fund as me rezultat nuk kënaqi.