Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILAN

Përparim Islami, kontratë dy-vjeçare me Gjilanin

Fotot: SCGjilani/fb

Përparim Islami, kontratë dy-vjeçare me Gjilanin


27 June, 2022 @11:05

Futbollisti nga Podujeva, Përparim Islami, është zyrtarizuar në fundjavë te ekipi i tij i ri, Gjilani.

Mbrojësi i krahut të djathtë, që sipas transfermark.de vlerësohet në çmim prej 125 mijë euro, ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me skuadrën, që prej kësaj vere drejtohet nga trajneri Zekirija Ramadani.

Islami 29-vjeç më parë ka luajtur për Hajvalinë, Prishtinën, Trepçën’89, Feronikelin dhe Dritën - për tu bërë së fundi me të kuqtë e Gjilanit.

Në stinorin e kaluar, 2021/22, Islami ka pasur 16 paraqitje me Dritën, ndërsa ka regjistruar dy asistime për bashkëlojtarët e tij, duke qenë pjesë e 11-shes startuese te nënkmpioni i Kosovës për 36% të ndeshjeve në elitë.

“Falenderoj drejtuesit dhe stafin për besimin që kanë treguar ndaj meje dhe këtë besim do të mundohem ta shpërblej duke dhënë më të mirën në fushën e lojës. Atmosfera te Gjilani është fantastike. Grupi i lojtarëve dhe stafit më kanë pritur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe po ndjehem sikurse jam një kohë të gjatë këtu. Jemi të vetëdijshëm për sfidat që na presim, ndaj jemi duke punuar intensivisht për t’i arritur këto objektiva. Së bashku mund të ja dalim”, - ka thënë Islami për faqen zyrtare të Gjilanit pas prezantimit të tij në skuadër.


 
Të gjitha lajmet nga