Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI - ONIX

Përsëri barazim, i katërti rresht për Vëllaznimin

Foto;: KFVellaznimi/fb

Përsëri barazim, i katërti rresht për Vëllaznimin


24 October, 2021 @15:02

Barazimi i katërt rresht për Vëllaznimin në Grupin A të Ligës së Parë.

Sot skuadra barazoi 1-1 ndaj Onixit në Gjakovë, për ta humbur mundësinë t’i barazojë pikët me Trepçën ‘89 lidere, e cila sot lëshoi pikë në Prizren.

Pjesa e parë në këtë përballje u mbyll pa gola, e të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.

TABELA AKTUALE

Madi Karamo Fatty shënoi për 0-1 të mysafirëve fillimisht, e gjakovarët nga humbja i shpëtoi një gol i vonshëm i Lekë Vulës, për t’u mbyllur kështu ndeshja me barazim 1-1.

Me këtë rezultat, Vëllaznimi ka 2 pikë më pak se Trepça ‘89 lidere, kurse Onixi ndodhet në vendin e tretë me 16 pikë.

Xhiron që vjen, Vëllaznimi i shkon Istogut, kurse Onixi e pret Besën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë