Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FA CUP

Përsëri Bruno, United eliminon Liverpoolin!

Përsëri Bruno, United eliminon Liverpoolin!


24 January, 2021 @19:58

Për dallim nga ndeshja e ligës sot-një-javë. United dhe Liverpooli sot dhuruan një ndeshje mjaft të mirë për futbolldashësit, e në fund triumfit iu gëzua skuadra e Ole Gunnar Solskjaer, që arriti ta eliminojë Liverpoolin nga 1/16 e FA Cup.

Ndeshja mes skuadrave në fjalë në fund u mbyll 3-2 për vendasit.

Salah ishte golashënues i dyfishtë për Liverpoolin sot, ndërsa për United shënuan Greenwood, Rashford e Bruno Fernandes.

Ky i fundit u inkuadrua nga banka rezervë dhe shënoi nga gjuajtja e lirë, për të qenë edhe një herë vendimtar në fitoren e United.

Kjo është hera e parë që Ole Gunnar Solskjaer fiton ndaj Liverpoolit si trajner i Manchester United.

Në 1/8 e finales, United do të përballet me West Hamin, kurse Liverpooli tashmë e sheh veten jashtë dy kupave vendore.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League