Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA - GJILANI

Pika e parë e Drenicës, Gjilani ndalet

Pika e parë e Drenicës, Gjilani ndalet


24 August, 2022 @19:03

Në “Bajram Aliu” të Skenderajt sot Drenica dhe Gjilani u detyruan t’i ndajnë pikët. Pas 90 minutave lojë, asnjëra skuadër nuk e gjeti dot golin dhe kështu ndeshja u mbyll me rezultat të bardhë 0-0.

Ndonëse u mbyll pa gola, pjesa e parë e ndeshjes pati raste për t’u përmendur.

Dy prej rasteve për t’u veçuar janë ato të minutave 28’ e 38’. Te i pari, Drenicës iu anulua një penallti pas rishikimit me VAR, e te i dyti Gjilanit golin ia mohoi një super-pritje e Arlis Shalës, portierit të Drenicës.

TABELA AKTUALE

Për fatin e keq të shikuesve të kësaj ndeshjeje, gola nuk prodhoi as pjesa e dytë, me ç‘rast ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë dhe të dyja skuadrat morën nga një pikë.

Vlen të përmendet që të dyja skuadrat ndeshjen e mbyllën me nga një lojtar më pak në fushë. Gjatë pjesës së dytë me të kuq u përjashtua Arbnor Ramadani i Gjilanit, e pak para fundit të ndeshjes, pas rishikimit me VAR, Armend Abazi i Drenicës u përjashtua gjithashtu me karton të kuq.

Për Drenicën kjo ishte pika e parë sezonale pas 3 xhirove të para, kurse Gjilani tashmë ndalet pas 2 fitore radhazi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga