KUALIFIKIMET U21
Pikat e shitjes së biletave: Kosova - Izraeli
1 November, 2017 @14:10
Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi në faqen zyrtare të saj ka bërë të ditur se nga e hëna, 6 nëntor 2017, do të nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen ndërmjet Kosovës U21 dhe Izraelit U21.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Adem Jashari të Mitrovicës dhe fillon në ora 19:00.
Çmimet e biletave do të jenë këto:
Tribunat A, B, C, D = 6 Euro
Tribunat J, K, L. M, N = 2 Euro
Tribunat O, P, Q, R, S = 3 Euro
Tribunat U, V, X, Y = 2 Euro
Tribunat E, F, G, H, I = 6 Euro
Ndërsa pikat e shitjes së biletave, sipas qyteteve janë të shënuara mëposhtë:
Prishtinë, Malësia Reisen;
Suharekë, Qendra Zejtare;
Prizren, Malësia Reisen;
Deçan, Geci Tours;
Pejë, Geci Tours;
Gjilan, Rinori Travel;
Gjakovë, West Fly;
Ferizaj, Kosova Turizëm;
Mitrovicë, KMobile;
Viti, Tanamera dhe
Klinë, Eurotours.
Kosova bën pjesë në Grupin 5 kualifikues për europianin U21 dhe aktualisht me 2 fitore e 2 humbje gjendet në pozitën e tretë me 6 pikë të tubuara.
TABELA E GRUPIT 5:
1 | Irlanda | 4 ndeshje | 10 pikë | |
2 | Gjermania | 3 ndeshje | 6 pikë | |
3 | Kosova | 4 ndeshje | 6 pikë | |
4 | Norvegjia | 5 ndeshje | 5 pikë | |
5 | Izraeli | 3 ndeshje | 4 pikë | |
6 | Azerbejxhani | 3 ndeshje | 0 pikë |