SELEKTORI SERB
I çoi në Botëror, por u shkarkua
31 October, 2017 @12:30
Ka edhe gjëra të tilla. Selektori i Serbisë, Slavoljub Muslin, është shkarkuar nga detyra e tij, edhepse dërgoi Serbinë direkt në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”!
Njoftimin e kanë dhënë mediat e huaja sot, ndërsa Muslin 64 vjeç ka arritur që të shpie Serbinë në garën e parë të madhe ndërkombëtare pas 8 vitesh.
“FSS ka vendosur të ndajë rrugët me selektorin Muslin, me marrëveshje dypalëshe,” ka qenë shkurt njoftimi i Federatës së këtij vendi, ndërsa derisa të bëhet i ditur emri i trajnerit të ri të përfaqësueses, detyrën e Muslinit do ta ushtrojë ndihmësi, Mladen Krstajic.