HUNGARIA
Belgu merr timonin e Hungarisë
31 October, 2017 @12:33
Selektori Bernd Stock, kishte kualifikuar Hungarinë pas dekadave të tëra në një Kampionat Europian, kur ua siguroi biletën për “Franca 2016”.
Mirëpo, moskualifikimi për Kampionatin Botëror “Rusia 2018” e la atë pa punë. Gjermani Stock, 54 vjeç, është shkarkuar nga pozita e selektorit të Hungarisë ditë më parë, ndërsa në vend të tij Federata e këtij vendi ka emëruar Georges Leekens.
Belgu Leekens, 68 vjeç, ka përvojë të madhe të trajnerit në shumë skuadra belge. Ai e ushtron zejen e trajnerit që nga viti 1984, ndërsa përveç ekipeve ka drejtuar përfaqësueset veriafrikane si Algjeria (në 2 periudha) dhe Tunisi, si dhe ka qenë trajner i Belgjikës në periudhat 1997-1999 dhe 2010-2012.