GRUPET C DHE D
Roma mposht Chelsean, Qarabagu i Agollit merr pikë në Madrid
31 October, 2017 @22:51
Fitore 3-0 ka shënuar skuadra e Romës në ndeshjen kryesore të mbrëmjës ndaj kampionit anglez, Chelseat. Me El Shaarawyn në formën, romakët zhvilluan një ndeshje fantastike dhe u ngjitën në krye të grupit C, duke lënë prapa vetes pikërisht Chelsean.
Në ndeshjen tjetër të grupit, befasi shkaktoi Qarabagu i Ansi Agollit, i cili arriti një pikë historike në Madrid ndaj Atleticos.
Sa i përket Grupit D, dy favoritët, Barcelona e Juventusi, dështuan në ndeshjet e tyre. Barcelona luajti pa gola ndaj Olympiacosit në Greqi, derisa Juve barazoi 1-1 ndaj Sportingut në Lisbonë, duke e lënë të pandryshuar renditjen e skuadrave në tabelën e grupit.