BURNLEY 0-1 MANCHESTER UNITED

Foto: premierleague.com
Pogba bën Manchester Unitedin lider të Premier Ligës!
12 January, 2021 @23:32
Manchester United është bërë lider i Premier Ligës, për herë të parë që prej vitit 2012 nga koha e Sir Alex Fergusonit, pas mbi 15 ndeshjesh të zhvilluara në një stinor.
Fitorja e sontme e arritur ndaj Burnleyt me rezultat minimal, që erdhi me golin e bukur të Paul Pogbasë, çoi ekipin e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer në krye të tabelës me 3 pikë më shumë sesa ndjekësi i parë, kundërshtari i radhës dhe kampioni aktual, Liverpool!
United dominoi ndeshjen, derisa Burnley nuk kishte shut në portën e mysafirëve deri në kohën shtesë.
United menaxhoi mirë sekondat e fundit të ndeshjes për përfundimtaren Burnley - Man United 0-1 [Pogba 71].
Dueli i radhës për Manchester Unitedin, udhëtim në Anfield Road për të ngritur epërsinë në krye të tabelës, ose për tu barazuar pikët në krye.