Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

JUVE

Pogba nuk fal Udinen

REUTERS/Giorgio Perottino

Pogba nuk fal Udinen


19 January, 2013 @22:23

Paul Pogba ka shkëlqyer në ndeshjen e sontme të Serie A ku Juventus ka shkelë Udinesen në Juventus Arena të Torinos. 

Udinese ka arritur t’i bëj ballë Zonjës së Vjetër nga Torino vetëm 40 minuta kur françezi shënoi golin e parë të ndeshjes - e më pas vazhdoi demolimi i ekipit të Francesco Guidolinit. 

Në bankën e Juventusit sonte ka qëndruar shqiptari Elvis Kabashi. Tetëmbëdhjetë vjeçari shqiptar ka qëndruar për 90 minuta pa pasur gjasa të hyjë në lojë, mirëpo kjo është shenjë e mirë për futbollistin pasi që nëse Juventus vazhdon me këtë tempo të fitoreve, Antonio Conte, mund t’ia jep rastin. 

Kështu, tash dallimi i Juventusit lider me përcjellësin më të afërt për momentin, Lazio është 5 pikë. Ndërsa Napoli nesër luan ndeshjen e vështirë ndaj Fiorentinës dhe ka gjasa të dalë në vendin e dytë të tabelës. 

REZULTATI

Juventus - Udinese 4-0 (Pogba 41, 66, Vucinic 72, Matri 80) 


 
Të gjitha lajmet nga