LISTA PËR DEBUTIMIN E SANTOSIT

Polonia shpall 25-shen për ndeshje ndaj Shqipërisë
17 March, 2023 @14:14
Polakët, që llogariten favoritë të grupit ku bën pjesë Shqipëria në rrugë për EUR0 2024, kanë publikuar listën e 25-futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi i kombëtares, që do të pret Shqipërinë më 27 mars në ndeshjen hapëse, por edhe më të vështirë të grupit.
Kështu selektori i ri i Polonisë, i njohur për Shqipërinë nga Portugalia, Fernando Santos ka publikuar futbollistët që do t’i ketë në dispozicion për ndeshje ndaj Shqipërisë.
LISTA E POLONISË : : :
Portierë: Dragowski, Skorupski, Szczesny;
Mbrojtës: Bednarek, Bereszynski, Cash, Dawidowicz, Gumny, Karbownik, Kiwior, Piatkowski;
Mesfushorë: Bielik, Kozlowski, Lederman, Linetty, D. Szymanski, S. Szymanski, Frankowski, Kaminski, Skoras, Zalewski, Zielinski.
Sulmues: Lewandowski, Piatek, Swiderski.