GJAKOVË
Portier shkodran te Vëllaznimi
31 July, 2021 @19:10
Vëllaznimi që ka nisur të përgatitet me blerje për stinorin 2021/22 ka zyrtarizuar sot lojtarin e ri në skuadër.
Shkodrani Zamir Vjerdha është portier i ri i skuadrës gjakovare dhe do të veshë fanellën e kuqezinjëve përgjatë edicionit të radhës në Ligën e Parë A të Kosovës.
Ai më parë ka mbrojtur portën e Veleçikut në Kategorinë e Parë të Shqipërisë dhe është 185 centimetra i gjatë.