MEDIA TALK

Portierin e kombëtares, e ndjekin 5 klube
17 April, 2020 @13:50
Sipas mediave turke, portierin e ri të kombëtares shqiptare, Gentian Selmani, janë duke e ndjekur pesë klube dhe ai mund të lirohet nga ekipi i tij aktual Menemenspor, nëse oferta e kënaq klubin e tij aktual.
Fanatik ka bërë të ditur se për Selmanin 22 vjeç e 190cm të gjatë që luan në kategorinë e dytë turke të futbollit interesim kanë shprehur Bologna, Olympiakos, Spartak i Moskës, Kuban Krasnodar dhe Zoria.
Trajneri i skuadrës turke ka thënë se është e natyrshme që të kaplohen nga ofertat për Selmanin pasi që ai është jashtëzakonisht i talentuar, por edhe i disciplinuar - që e bën të vlerësohet edhe më shumë sesa portierët tjerë.
Selmani që ka lindur në Krujë, pas Kastriotit kishte mbrojtur për Laçin në Superiore për plotë katër stinorë derisa në verën e kaluar shkoi drejt Turqisë.
Ai ka kaluar gjithë zinxhirin e kombëtareve kuqezi, duke nisur nga U17, U19, U21 dhe ka marrë ftesë disa herë edhe nga seniorët.