EURO U-21 KUALIFIKIMET
Portugalia shkatërron shpresat shqiptare
8 September, 2015 @20:41
Në përballjen për kualifikime për EURO 2017 për gjeneratat U-21, Portugalia ka shkatërrur në Qemal Stafa të Tiranës sot shpresat kuqezi të drejtuara nga Redi Jupi.
Fitorja e Portugalisë ka qenë e pakontestueshme që nga fillimi i ndeshjes, ndërsa golat e tyre kanë rrjedhur gjatë gjithë kohës deri në fund kur vushtrriasi Milot Rashica shënoi për përfundimtaren 6-1 në të mirë të Portugalisë.
Pas tre ndeshjeve të para, Shqipëria tash ka 4 pikë, duke regjistruar 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje në grupin e katërt.
TABELA AKTUALE E GRUPIT 4:
Izraeli | 2 ndeshje | 4 pikë | |
Shqipëria | 3 ndeshje | 4 pikë | |
Hungaria | 1 ndeshje | 3 pikë | |
Portugalia | 1 ndeshje | 3 pikë | |
Greqia | 1 ndeshje | 3 pikë | |
Lihtenshtajni | 4 ndeshje | 0 pikë |