Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GALATASARAY

Prandelli mbetet pa punë

Prandelli mbetet pa punë


27 November, 2014 @23:06

Cesare Prandelli nuk do të jetë më kryetrajner i skuadrës turke Galtasaray.

Dështimi në Ligën e Kampionëve duke fituar vetëm një pikë në pesë ndeshje grupore dhe humbja e fundit me rezultat 3-0 ndaj Trabzonsporit në Superligën e Turqisë, i kanë detyruar drejtuesit e klubit kuq e verdhë që ti ndajnë rrugët me trajnerin italian.

Lajmi ende nuk është bërë zyrtare nga gjiganti turk, megjithëse në gjë të tillë e ka konfirmuar nënkryetari i klubit, Abdurrahim Albayrak.

Pranelli është emërtuar kryetrajner i Galatasarayit në fillim të këtij stinori, por aventura e tij me turqit nuk zgjati më shumë se 16 ndeshje.

Italiani 57 vjeçar para Galatasarayit ka drejtuar përfaqësuesen e Italisë, derisa më parë ka drejtuar edhe skuadra si Fiorentina, Roma, Parma etj.

Sipas mediave turke, emrat e përfolur të cilët mund ta zëvendësojnë Prandellin në postin e kryetrajnerit, janë: Hikmet Karaman, Mustafa Denizli, Tugay Kerimoglu dhe Safet Susic.


 
Të gjitha lajmet nga