SHTESË NË REPARTIN OFANZIV

Prapashtica kalon te Drita
17 June, 2023 @0:59
Mesfushori ofanziv 21-vjeçar, Albin Prapashtica, është zyrtarizuar te Drita të premten mbrëma, ndërsa ai ka kaluar aty nga ekipi i Prishtinës ku ka luajtur së fundi.
Sipas informatave të dhëna nga ekipi gjilanas, Albini ka nënshkruar kontratë me ekipin e Dritës deri në qershor të vitit 2026. Në edicionin e fundit të Superligës, Prapashtica ka regjistruar 19 paraqitje me fanellën e Prishtinës ndërsa ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asistim.◼️