Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MANCHESTER CITY 6-3 MANCHESTER UNITED

Predatori Haaland shkatërron rivalin lokal dhe vendos rekorde të reja

Predatori Haaland shkatërron rivalin lokal dhe vendos rekorde të reja


2 October, 2022 @16:59

Tre gola dhe dy asistime për Erling Haalandin fantastik në fitoren senzacionale të Manchester Cityt në Etihad ndaj rivalit lokal Manchester United.

Norvegjezi nuk është ndaluar me gola as për ndeshjen e tretë me radhë si vendas, duke u bërë i pari në histori që shënon hat-trick në tri ndeshjet radhazi si vendas.

Erling Haaland

Gjithashtu, ai është bërë lojtari i parë në histori të Manchester Cityt që ka shënuar hat-trick ndaj Manchester Unitedit në Premier Ligë, ndërsa menjëherë pas tij emrin në histori e ka shënuar edhe Phil Foden, që ka kompletuar hat-trickun e tij 8 minuta pas Haalandit, derisa ndeshja përfundoi me 6-3 [Foden 8, 44, 72, Haaland 34, 37, 64 - Antony 56, Martial 84, 90+1pen.].

Sa i përket lojës, gjithcka foli për vendasit e drejtuar nga Pep Guardiola, ku ekipi gjithashtu ka shënuar një rekord, duke shënuar radhazi në 8 ndeshjet e fundit si vendas fitore me minimalisht 3 gola të shënuara.

Për Manchester Unitedin, ndonjëherë tjetër dhe punë e madhe e pret ende Erik ten Hagun në krye të ekipit, përkundër përforcimeve të bëra këtë verë.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League