ASTON VILLA - MANCHESTER UNITED

Foto: FPL
Prej 0-2 në 2-2, Coutinho prishë festën e United
15 January, 2022 @20:30
Ndonëse kishin epërsi 0-2 deri në minutën e 77’, futbollistët e United përsëri u treguan të papërvojë që ta mbronin epërsinë e tyre dhe në fund lëshuan dy pikë në udhëtim te Aston Villa.
Epërsia e dyfishtë e United u krijua nga dy golat e Bruno Fernandesit (6’, 67’), por vendasit e drejtuar nga Steven Gerrard nuk u dorëzuan dhe shënuan dy herë, për ta mbyllur ndeshjen me një pikë të fituar, 2-2 pas 90 minutave.
Fillimisht për 1-2 shënoi Ramsey 77’, e pesë minuta më vonë për 2-2 shënoi Coutinho, braziliani i cili sot debutoi te Aston Villa duke u inkuadruar nga banka rezervë.
Kështu, United bën një tjetër hap prapa në luftën për top-katër, kurse Aston Villa nuk është prej skuadrave që duhet të shqetësohet për rënie nga elita e futbollit anglez.