Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA

Premi 100 mijë euro për futbollistët e Drenicës

Foto: KFDrenica/Hilli/fb

Premi 100 mijë euro për futbollistët e Drenicës


2 June, 2020 @15:02

Skuadra e Drenicës, që do të luajë sot duelin e parë gjysmëfinal ndaj Prishtinës në kuadër të Kupës së Kosovës, ka një motiv shtesë për të kërkuar finalen.

Drenica ka mundësi të jashtëzakonshme të dalë për herë të parë në histori të klubit në gara ndërkombëtare.

Kryetarja e klubit Mihane Kodra - Bekteshi i ka thënë KTV-së se i ka premtuar futbollsitëve dhe stafit të ekipit premi prej 100 mijë eurosh në rast se kuqezinjtë arrijnë ta fitojnë Kupën e Kosovës.

Drenica nuk ka fituar asnjëherë Kupën e Kosovës në futboll.

Përballja e parë gjysmëfinale zhvillohet sonte në Fadil Vokrri, me fillim prej orës 18:00.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga