Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CAKTOHEN DATAT

Premier League 20/21 nis në fundjavën e dytë të shtatorit

Foto: Liverpool/fb

Premier League 20/21 nis në fundjavën e dytë të shtatorit


24 July, 2020 @16:24

Para një ore, Premier League ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me klubet për datat e fillimit dhe përfundimit të sezonit të ri 2020/21.

Kështu, edicioni i ri i elitës së futbollit anglez, që konsiderohet si kampionati më i fortë futbollistik në botë do të nis më 12 shtator dhe pritet të përfundojë më 23 maj.

Sezoni aktual, që u shtye dhe u rifillua pas pandemisë coronavirus do të përfundojë këtë fundjavë, saktësisht të dielën me përballjet e xhiros së XXXVIII.

Ndërkaq finalja e Kupës FA do të zhvillohet më 1 gusht.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League