Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LONDËR

Premier Liga aprovon blerjen e Chelseat nga Boehly

Premier Liga aprovon blerjen e Chelseat nga Boehly


24 May, 2022 @23:15

Liga më e fuqishme në botën e futbollit, Premier League, ka aprovuar blerjen prej 4.25 miliardë funtave të Chelsea FC nga konzorciumi i udhëhequr nga Todd Boehly, bashkëpronar i LA Dodgers.

BBC Sport ka bërë të ditur sonte se konzorciumi ka kaluar testin e pronarit dhe drejtorit në Premier Ligë.

Shitja e Chelseat ishte e detyrueshme, pasi që ish pronari i saj Roman Abramovich, ishte i lidhur me kryetarin e Rusisë Vladimir Putin dhe Anglia ndaloi gjithçka ruse në Britani të Madhe, pas invazionit të Rusisë në Ukrainë. Abramovich u detyrua ta vë në shitje Chelsean.

Në ndërkohë, pritet të bëhen transakcionet përfundimtare. Konzorciumi drejtohet nga Clearlake Capital, një firmë kaliforniane, që merr tash pjesën më të madhe të aksioneve të Chelseat. Investitorët tjerë në klub janë miliarderi amerikan Mark Walter dhe miliarderi zviceran, Hansjoerg Wyss.

Prej se nisën sanksionset ndaj gjithckaje ruse, Chelseat iu lejua të operojë nën një licencë të vecantë të lëshuar nga Qeveria, licencë kjo afati i së cilës skadon më 31 maj 2022.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League