Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

2019/20

PremierLiga s’vazhdon, nëse skuadrat s’pajtohen për terrenet neutrale

PremierLiga s’vazhdon, nëse skuadrat s’pajtohen për terrenet neutrale


6 May, 2020 @14:33

Lajmi i fundit lidhur me peripecitë për vazhdimin e stinorit 2019/20 në Premier Ligë vjen nga shefi ekzekutiv i Shoqatës së Menaxherëve të Ligës, Richard Bevan.

“Nëse klubet nuk pajtohen të luajnë në terrene neutrale si u tha në fillim, stinori 2019/20 në Premier Ligë do të merr fund tash, pa vazhduar fare,” transmeton BBC Sport fjalët e Bevanit.

Të gjitha klubet kanë shprehur dëshirën të kryejnë stinorin, ku kanë mbetur edhe 92 ndeshje në total. Por, Brighton ka cekur ditë më parë se zhvillimi i ndeshjeve në terrene neutrale mund të ndikojë në integritetin e ligës dhe kjo nuk është fare në favor të ekipeve të rrezikuara për rënie nga elita.

Për tu pranuar si vendim i plotë përdorimi i terreneve neutrale, duhet që të ketë 14 vota PËR nga 20 klube pjesëmarrëse në PremierLigës.

I pyetur në BBC Radio 4 se vota kundër a do të thoshte anulim i stinorit 2019/20, Bevan ka qenë i qartë:

“Po, besoj që kjo është e saktë.”

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League