NË VUSHTRRI
Prishtina del nga kriza
8 May, 2016 @16:37
Labinot Osmani ka shënuar dy herë sot për t’ia sjellë Prishtinës fitoren që këto ditë po del nga kriza e rënies në barazh.
Ndërsa pas golit të tij dytë, rrjedhshmërinë e golave në ndeshje e ka vazhduar i stërangazhuari sot Kreshnik Lushtaku që ka shënuar për 0-3 në “Ferki Aliu” të Vushtrrisë.
Sidoqoftë Vushtrria përkundër disavantazhit 0-3 ka gjetur forcë për këndellje dhe ka ulur epërsinë kur Daut Maxhuni dhe Granit Halili shënuan shpejtë për ta ulur atë në 2-3. Sidoqoftë në fund vushtrriasit nuk gjetën forcë për më shumë dhe u ndanë kokulur nga ndeshja.
Kjo fitore çon Prishtinën në 40 pikë pas 30 xhirove, ndërsa Vushtrria tashmë vetëm teorikisht mund të shpëtojë nga rënia.
Xhiron që vjen, Prishtina pret Istogun, ndërsa Vushtrria shkon në Skenderaj për tu takuar me Drenicën.