Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJYQTARËT E NDESHJES

Prishtina-Drenica, me referë të FIFA-së

Prishtina-Drenica, me referë të FIFA-së


2 June, 2020 @14:06

Përballja e parë e futbollit kosovar pas pauzës për shkak të pandemisë do të gjykohet nga gjyqtari më i njohur kosovar, Genc Nuza.

Nuza është refer i licensuar nga FIFA dhe është njëri ndër më autoritativët në vend sot.

Atij në vija do t’i ndihmojnë asistentët Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, gjithashtu FIFA referë.

Gjyqtar i katërt është Mervan Bejtullahu, ndërsa vëzhgues i takimit do të jetë Vehbi Ibrahimi e delegat Metë Çeku.

Dueli i parë gjysmëfinal i Kupës Prishtina-Drenica luhen sonte prej orës 18:00 në Fadil Vokrri të Prishtinës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga