Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DERBI PA "INTELEKTUALËT"

Prishtina-Drita, pa tifozë mysafirë!

Prishtina-Drita, pa tifozë mysafirë!


20 February, 2023 @15:57

Skuadra e Prishtinës ka bërë të ditur se përballja e xhiros XXI të Superligës, të cilën do ta luajë ndaj Dritës do të zhvillohet pa tifozë mysafirë.

Prishtina e ka arsyetuar këtë kërkesë për shkak të mungesës së stadiumit të vet, ndërsa ndeshja do të luhet të mërkurën më 22 shkurt me fillim prej orës 13:00.

“FC Prishtina pas kërkesës në Policinë e Kosovës, ndeshjen e xhiros së 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll ndaj FC Dritës, ka vendosur që ta zhvillojë pa prezencën e tifozëve mysafirë në mënyrë të organizuar. Një vendim i tillë ka ardhur për shkak të kushteve të sigurisë në stadium. Klubi jonë kërkon mirëkuptim pasi po përballet me mungesë stadiumi për shkak të punimeve në “Fadil Vokrri” dhe në këto rrethana jemi të detyruar të zhvendosemi në stadiume të tjera. Dueli FC Prishtina - FC Drita zhvillohet të mërkurën nga ora 13:00.” - ka shkruar Prishtina në njoftim.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga