PRISHTINË
Prishtina gjen fitoren
4 November, 2015 @15:42
Prishtina ka arritur të shënojë fitoren e parë pas tetë xhirove në Superligë, duke e mposhtur sot Istogun në stadiumin e qytetit në Prishtinë.
Golin, që bëri dallimin në takim e shënoi sulmuesi bardhekaltër Shend Kelmendi, që tundi rrjetën e Troftave 20 minuta para fundit të takimit.
Kjo është fitorja e parë për Sami Sermaxhajn si trajner i Prishtinës, pas barazimit dhe humbjes në dy xhirot e shkuara, derisa Istogu vazhdon të lëngojë në fund të klasifikimit duke regjistruar disfatën e nëntë të stinorit.
Video