PARA DUELIT
Prishtina-Gjilani, përplotë
27 March, 2016 @13:30
Dueli interesant i xhiros së XXII të Superligës ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit sot pritet të jetë i mbushur me publik, faktikisht tifozë.
Përveç Plisave që janë mobilizuar për të ndjekur skuadrën e tyre qe sa, edhe Skifterat e Gjilanit kanë postuar fotografinë se kanë marrë rrugë për në kryeqytet për të ndjekur ekipin e tyre.
Derisa Prishtina po kërkon pikët e mbijetesës, Gjilani po lufton për titullin kampion.