Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERIZAJ - PRISHTINA

Prishtina i kthehet fitoreve

Prishtina i kthehet fitoreve


20 October, 2019 @16:38

Pas një barazimi dhe një humbjeje, Prishtina e mposhti Ferizajin me rezultat 0-2.

Goli i parë i Prishtinës erdhi nga Meriton Korenica në minutën 22’, me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë më rezultat 0-1.

Në minutat e fundit të ndeshjes, Prishtinën e relaksoi Ahmed Januzi në minutën e 86’ të ndeshjes dhe kështu 3 pikët i takuan skuadrës së trajnerit Armend Dallku.

TABELA AKTUALE

Prishtina e ngriti kuotën e pikëve në 17 dhe u vendos në pozitën e pestë, kurse Ferizaji me 9 pikë gjendet në zonën e rrezikshme të tabelës.

Në xhiron tjetër, Prishtina pret Dritën, kurse Ferizaji luan me Trepçën ‘89.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga