Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANKOHET PRISHTINA

Prishtina kërkesë FFK-së: “Bejtullahu i padëshiruar”

Foto: FCPrishtina/ fb

Prishtina kërkesë FFK-së: “Bejtullahu i padëshiruar”


2 May, 2023 @15:40

Skuadra e Prishtinës para pak çastesh ka bërë të ditur se ka deponuar kërkesë në FFK ashtu që gjyqtari Mervan Bejtullahu të mos drjetojë ndeshjet e ekipit të tyre.

Mervan Bejtullahu

Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Prishtina ka bërë të ditur njoftimin, të cilin mëposhtë po e sjellim të plotë dhe pa ndërhyrje:

NJOFTIM:

Njoftojmë opinionin publik, që Klubi i futbollit, FC Prishtina, sot zyrtarisht ka bërë kërkesë në FFK, që gjyqtari, Mervan Bejtullahu është i padëshiruar në ndarjen e drejtësisë në ndeshjet tona.
Bejtullahu më nuk është i dëshiruar të na i gjykojë ndeshjet deri në mbarim të këtij edicioni dhe të njëjtit do t’i vazhdohet ndalesa edhe për edicionin e ardhshëm.
Për të treguar arsyet e këtij vendimi tonë drastik janë të shumta, që nga fillimi i këtij edicioni e deri te ndeshja e fundit me Llapin kur anulohet goli i rregullt.
Ne si klub jemi lodhur duke u frikësuar dhe duke u marrë me të njëjtin gjyqtar në çdo dy-tre ndeshje sa ai na delegohet.
Ne e bëjmë të qartë së nuk kemi probleme me gjyqtarët tjerë, megjithëse ka pasur gabime në dëmin tonë, por i kemi konsideruar si gabime njerëzore. Por, z. Bejtullahu e ka tepruar në çdo gjë dhe tani më është bërë e tepërt.
Duhet theksuar, se po i njëjti më nuk i gjykon Ballkanit, vendim ky i marrë gjatë zhvillimit të kampionatit dhe ky vendim duam të vlejë edhe për neve.
Po ashtu, do të ndërmarrim të gjitha masat që me videoinçizime përcjellëse ta njoftojmë edhe UEFA-n edhe FIFA-n për gabimet e marra në dëm të ekipit tonë nga ky gjyqtar që njëherësh bartë edhe stemën e FIFA-s.

Për të parë rastin për të cilin Prishtina pretendon se ishte gol i rregullt, ndërsa gjyqtari e anuloi për faul, shikoni inçizimin e shkurtë të ndeshjes këtu.

Prishtina - referi Bejtullahu


 
Të gjitha lajmet nga