PRISHTINA
Prishtina kthehet në shtëpi
12 February, 2017 @12:48
Skuadra e Prishtinës e ka përfunduar fazën përgatitore në Antalya të Turqisë dhe është kthyer në Kosovë.
Bardhekaltërit kanë qëndruar për tetë ditë në Antalya, ku edhe i kanë zhvilluar tri ndeshje përgatitore ndaj skuadrave si Desna Chernihiv (Ukrainë), Dinamo Brest (Bjellorusi) dhe Septemvri Sofje (Bullgari).
Sot dhe nesër skuadra do të ketë pushim, ndërsa nga e martja, 14 shkurt, do t’i vazhdojë stërvitjet.