PRISHTINA - LIRIA
Prishtina lehtë ndaj Lirisë, vazhdon ndjekja
24 February, 2019 @15:14
Skuadra e Prishtinës kaloi lehtë pengesën e Lirisë me rezultat 4-0.
Që në sekondën e 45-të, pas një asistimi të Armend Thaqit, Prishtina kaloi në epërsi me Gauthier Mankendën dhe kështu u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë së pari shënoi Armend Thaqi për 2-0, më pas shënoi Meriton Korenica ish-skuadrës së tij dhe në minutat shtesë Arbër Hoxha për 4-0.
Me këtë fitore Prishtina vazhdon ndjekjen e saj për krye të tabelës, ngase edhe Feronikeli nuk gaboi kundër Llapit, derisa kjo ishte humbja e dytë në pranverë dhe e treta rresht.