VENDIMI I UEFAs
UEFA-ja ia merr organizimin Spanjës, shkak Kosova
23 February, 2019 @19:46
Ndeshjet e rrethit elitë të grupit të pestë për Kampionatin evropian U-17 “Irlanda 2019” në futboll, të parapara të zhvillohen në Spanjë, do të luhen në Zvicër.
“Një vendim të tillë e ka marrë UEFA, pasi që Kombëtarja jonë nuk u lejua të paraqitet me të gjitha simbolet në këto ndeshje. Kjo ishte e papranueshme për autoritetet spanjolle”, thuhet ndër të tjera, në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Si rrjedhojë institucioni i futbollit evropian vendosi për t’ia marrë organizimin Federatës spanjolle.
Duke pasur parasysh faktin se në grup me Kosovën janë edhe dy shtete tjera që nuk e kanë pranuar pavarësinë e vendit tonë, Greqia dhe Ukraina, atëherë UEFA vendosi që vend mikpritës i ndeshjeve të grupit 5-të të jetë Zvicra.
Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen prej 20 deri më 26 mars.