Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA 3-0 FLAMURTARI

Prishtina fiton në 10 minutëshin e fundit

Foto: prishtinafc.com

Prishtina fiton në 10 minutëshin e fundit


22 July, 2020 @19:15

Në duelin e luajtur sot në “Fadil Vokrri”, Prishtina ka arritur që me rezultat 3-0 (Donat Vitija 83’, Meriton Korenica (P) 85’, Kreshnik Uka 89’) ta mposhtë Flamurtarin.

Përkundër rasteve në të dy anët e fushës, pjesa e parë mes skuadrave u mbyll pa gola, 0-0. Prishtina në këtë pjesë rrezikoi me goditje nga distanca, kurse te Flamurtari rast të mirë për shënim lëshoi Agron Bruqi, që në minutën e 23’ nuk arriti ta mposhtë Haxhon e vëmendshëm.

TABELA AKTUALE

Në pjesën e dytë, Prishtina arriti ta sigurojë fitoren, por kjo ndodhi krejt vonë. Është dashur të hyhet në 10 minutat e fundit të takimit ashtu që bardhekaltërit të shpërthejnë mbrojtjen e kuqezinjëve dhe pasaj fituan thellë.

Ishte autogoli i Donat Vitijës (83’) që hapi serinë e golave të Prishtinës, pas së cilës djelmoshat e Armend Dallkut shënuan edhe dy herë deri në fund. Meriton Korenica (85’) nga penalltia çoi rezultatin në 2-0, ndërsa epilogun e nënshkroi Kreshnik Uka (89’) pas asistimit të Leonit Abazit, për 3-0.

Xhiron e fundit, Prishtina i shkon në Mitrovicë ‘89-shit, kurse Flamurtari e pret Gjilanin.

Prishtina tash pritet të jetë e koncentruar në finale të Kupës ku ndaj Ballkanit do të kërkojë biletën për gara evropiane.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga