Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

22 VJEÇARI, SULMUES I RI I BARDHEKALTËRVE

Prishtina me sulmues francez

Foto: FCPrishtina

Prishtina me sulmues francez


15 July, 2024 @13:17

Prishtina ka zyrtarizuar sot sulmuesin e ri të krahut në ekip, Elijah Samuel. Futbollisti 22 vjeç që vjen prej ekipit AS Saint-Ouen-L’Aumone, do të vesh fanellën bardhekaltër të kryeqytetasve këtë stinor, pasi që ekipi ka bërë të ditur se ka angazhuar sulmuesin e krahut, me emër të plotë, Elijah Boimbo Mpaka Samuel.

Samuel i lindur në vitin 2002 në deklaratën e parë dhënë për rekord-kampionen e Kosovës ka thënë se dëshiron të dëshmohet para tifozëve për të ngritur ekipin sa më lartë, ashtu që të dalin në gara evropiane verën tjetër.

“Më pëlqen Prishtina. Përpara Prishtina! Po, patjetër, kam shumë vetëbesim dhe këtë dua tua dëshmojë edhe tifozëve tanë. Premtoj që do asistoj e të shënoj sa më shumë që të bëjë të mundur të dalim në Evropë”, - ka thënë Samuel për faqen zyrtare të Prishtinës.


 
Të gjitha lajmet nga