NË OBILIQ
Prishtina nis fazën e dytë përgatitore
17 July, 2017 @11:06
Pas stinorit ku u bë nënkampion, debutimit në arenën ndërkombëtare, përkatësisht në Europa Ligë, Prishtina do të nis sot (17:00) stërvitjet për fazën e dytë përgatitore të ekipit para stinorit të ri.
Njoftimin e ka bërë të ditur vetë klubi bardhekaltër sot, ndërsa është cekur se kjo është faza e fundit përgatitore para nisjes së stinorit të ri të Superligës, 18-19-20 gusht.
Djelmoshat bardhekaltër kanë pasur 10 ditë pushim pas eliminimit nga Norrkopingu në Europa Ligë.