Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPIONI BARAZON!

Prishtina pengon Ballkanin në rrugë për titull

Prishtina pengon Ballkanin në rrugë për titull


4 May, 2023 @19:13

Ballkani nuk ka arritur të mbajë hapin ndjekës që e kishte deri tash ndaj Dritës lidere, pasi që sot në Suharekë nuk ka arritur të shënojë fitore ndaj Prishtinës.

Suharekasit e drejtuar nga Ilir Daja, kampionë aktual të Kosovës, është dashur të luftojnë mjaft në pjesë të dytë për të siguruar një gol, sa për të nxjerrë barazim, pas një goli të pranuar kur nuk e pritën fare në fund të pjesës së parë, për të parë rezultatin përfundimtar të ndeshjes, Ballkani 1-1 Prishtina [Albion Rrahmani 90+5 - Leotrim Kryeziu 45+3].

Në pjesën më të madhe të ndeshjes, Ballkani ka dominuar plotësisht, por goli s’vinte assesi. Si në pjesë të parë, ashtu edhe në të dytën kampionët kanë pasur rastet e tyre - por që assesi t’ia dilnin ta çonin pas Kolajt!

TABELA AKTUALE

E kur më së paku e pritën, pranuan golin pas një rasti të krijuar nga Endrit Krasniqi që gjeti mirë Shefit Shefitin, ky i fundit asistoi te Leotrim Kryeziu që nuk e pati vështirë të shënojë nga afërsia!

Përsëri ekipi i Dajës u sul në portë të bardhekaltërve mysafirë, por pa sukses, deri në kohën shtesë të ndeshjes, ku pas një topi të gjatë që ra në zonë, Albin Berisha topin e ktheu në mes, derisa Albion Rrahmani me vrap u shfaq para topit për ta siguruar barazimin. Për më shumë, s’kishte kohë.

Ballkani i dyti prapë, por me 3 pikë më pak tash sesa liderja Drita që ka 66. Deri në fund të stinorit janë edhe 4 ndeshje. E Prishtina, me fare pak gjasa për të përfunduar nga Superliga në Evropë, duket të jetë më shumë e koncentruar në finale të Kupës.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga