BESA - PRISHTINA

Prishtina për ta ruajtur kreun ndaj Besës
5 May, 2021 @12:41
Ndeshja e fundit e ditës së sotme në Superligë, në kuadër të xhiros 33, do të luhet në mes të Besës dhe Prishtinës.
Prishtina është favorite në këtë ndeshje, derisa gjatë këtij sezoni ka mposhtur kundërshtarin në 3 ndeshje (4-0,0-2 dhe 5-1).
Ky do të jetë dueli i 66 në histori të këtyre dy skuadrave, kur Prishtina ka 38 fitore, ndërsa Besa 18 fitore, kurse 9 ndeshje kanë përfunduar me barazim.
Prishtina me 69 pikë gjendet në krye të tabelës, derisa Besa me 12 pikë gjendet në pozitën e fundit dhe matematikisht nuk ka gjasa të mbijetojë në Superligë.