Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DERBI I XHIROS

Prishtina përsëri mposht Besën

BOROZANI/Erdis Driza

Prishtina përsëri mposht Besën


1 November, 2014 @14:48

Prishtina ka arritur të dalë fituese në derbin e xhiros duke e fituar Besën e Pejës me rezultat 2-1. 

Ekipi i Bylbyl Sokolit ka qenë më i mirë gjatë gjithë takimit, derisa Besa dukej më e tërhequr dhe nuk merrte iniciativë konkrete. 

Prishtina arriti që të shënojë së pari në fund të pjesës së parë me anë të Durim Gashit, derisa kur pritej një luftë më e madhe e pejanëve në pjesë të dytë, ata përsëri vazhduan me lojë të njejtë. 

Këtë e shfrytëzoi Prishtina, e cila pas një kundërsulmi nxorri penallti përmes Liridon Latifit, të cilën e konkretizoi Driton Krasniqi. 

Në fund, Besa arriti të shënojë një gol të bukur, kur Kastriot Rexha me gërshërë shënon gol pas një daljeje të gabuar të Kushtrim Mushicës. 

Besa ka regjistruar humbjen e parë pas tetë xhirove, derisa Prishtina tashmë ka shënuar dy fitore në dy takime me Besën dhe atë me rezultat identik, 2-1. 

REZULTATET, TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga