PARIS

PSG ndjek kreun
25 October, 2014 @19:17
Skuadra nga kryeqyteti françez, Paris Saint Germain, ka vazhduar ndjekjen e liderit të radhitjes tabelare të kampionatit të Francës, Olympique Marseille.
Ekipi parisien këtë e arriti duke shënuar fitore ndaj Bordeaux-s me rezultat 3-0.
Braziliani Lucas Moura shënoi dy herë për fitoren e pestë të PSG-së, që të dyja të realizuara nga penalltitë, derisa Ezequiel Lavezzi e shënoi golin e tretë dhe të fundit në këtë ndeshje.
Që të dy skuadrat shumicën e kohës e luajtën me nga një lojtar më pak. Së pari mbrojtësi i krahut të PSG, Gregory van der Wiel, u përjashtua nga loja në minutën 28’, ndërsa 9 minuta më pas atë e shoqëroi Andre Biyogo Poko nga ekipi mysafir.
Rezultatet dhe tabela aktuale.