SIGNAL IDUNA PARK

REUTERS
Dortmund dëshpëron përsëri
25 October, 2014 @17:37
Borussia Dortmund përsëri nuk ka arritur të shënojë fitore në Bundesligë. Ekipi i Jurgen Klopp është mposhtur në terren të vetë me rezultat 0-1 nga Hannoveri për të ngritur serinë e ndeshjeve pa fitore në gjashtë.
Nga gjashtë ndeshjet e fundit, Borussia Dortmund, që është nënkampion i Gjermanisë, ka regjistruar pesë disfata dhe vetëm një barazim duke mbledhë 1 pikë nga 18 të mundshme!
Vendimtar në fitoren e mysafirëve nga Hannoveri ka qenë mesfushori japonez Hiroshi Kiyotake që ka shënuar në minutën e 61-të të ndeshjes golin e fitores për skuadrën e udhëhequr nga turku, Tayfun Korkut.