WEST HAM UNITED

REUTERS
Çekanët godasin kampionin
25 October, 2014 @15:57
West Ham United ka arritur të befasojë Manchester Cityn kampion sot në Boleyn Ground.
Ekipi i Sam Allardyce ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Manchester Cityt me rezultat 2-1, ku golat për Çekanët e Londrës i shënuan Morgan Amalfitano dhe ylli ekuadorian i “Brazilit 2014”, Enner Valencia.
David Silva përkundër se zbuti epërsinë e vendasve menjëherë, ekipi i tij nuk arriti ta shmang disfatën deri në fund të takimit.
West Ham është ngjitur në pozitën e katërt të tabelës me këtë fitore aktualisht.